Serie A mbetet në stand-by e lista e lojtarëve të huaj të Juventus jashtë Italisë zgjatet, në kohën kur duhet të riktheheshin edhe ata që ishin jashtë. Edhe Matthijs De Ligt është larguar nga Torino. Rikthimin në Hollandë të mbrojtësit e ka zbuluar e fejuara e tij në rrjetet sociale. AnneKee ka publikuar në Instagram fillimisht një foto të vetën në një jet privat e pastaj një video të De Ligt që stërvitet duke vrapuar.
Pas rikthimit të Pjanic, i kthyer spontanisht në Itali nga Luksemburgu e në kohën kur pritej Ronaldo, largimi i De Ligt në Hollandë e bën përsëri nëntë numrin e bardhezinjve që janë jashtë kufijve italianë për të përballuar emergjencën koronavirus pranë familjeve. Mbrojtësi i shtohet kështu Higuain, Ronaldo, Khedira, Douglas Costa, Alex Sandro, Danilo, Szczesny e Rabiot, por qendrimi i kampionëve të Italisë nuk korrespondon me lojtarë që largohen në vend të mbërrijnë.
Numri i lojtarëve larg është i lartë, gjë që të bën të mendosh se një rinisje e kampionatit është ende larg. Për momentin, Juventus nuk ka caktuar ende një datë për rikthimin e lojtarëve të tij e nuk duket se nxiton për ta bërë. Për tani, qeveria nuk ka autorizuar akoma për nisjen e stërvitjes e për futbollistët nuk është e qartë se kur mund të kthehen në fushë.