Përhapja e coronavirusit mund të shkaktojë një humbje të konsiderueshme për futbollin turk nëse ndeshjet e mbetura nuk zhvillohen.
Një hulumtim i përgatitur nga “Aktif Bank, parasheh humbje që mund të arrijnë deri në 1 miliard dollarë për Superligën e Turqisë, duke marrë parasysh biletat e ditëve të ndeshjes, transmetimin dhe të ardhurat tjera nga marketingu.
Raporti gjithashtu deklaron se humbja financiare e klubeve mund të arrijë në 4 miliardë euro (4,35 miliardë dollarë) në pesë ligat kryesore të Evropës nëse nuk mund të përfundojnë sezonin e futbollit.
Vendimi përfundimtar në lidhje me datën e rifillimit të tetë javëve të fundit të Süper Lig të Turqisë do të merret brenda shtatë deri në 10 ditë, ka thënë të hënën një anëtar i Ministrisë së Shëndetësisë.
Raporti gjithashtu tregoi veprimin e shpejtë të Superligës të Turqisë për të pezulluar sezonin pas shpërthimit të pandemisë në vend.
Lojërat u shtynë 42 ditë pas rastit të parë pozitive në Ligën Premier, 38 ditë në Bundesligë, 41 ditë në La Liga, 52 ditë në Ligue 1 dhe 39 ditë në Serie A.
Në Turqi, u deshën vetëm tetë ditë për shtyrjen e ndeshjeve të futbollit pasi rezultoi rasti i parë.