Skrapar/ I sëmuri mendor qëllon me armë në ajër dhe mbi policinë, më pas mbyllet në banesë

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në Skrapar. Burime zyrtare të policisë së Shtetit bënë me dije se rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen ‘5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, ka qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër. Po sipas të njëjtave burime 57-vjecari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se pas marrjes së informacionit, në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.

Artikulli i mëparshëm“U paralajmëruam nga SARS dhe MERS. “. Pse nuk mundëm ta parandalonim Covid19?
Artikulli i radhësBanka Botërore parashikon rënie me 5-7% të Shqipërisë këtë vit, problem vetëpunësimi, 61% e të punësuarve janë informalë