Një konflikt pronësie i ka marrë jetën një 60-vjeçari sot në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari”.
Burime zyrtare nga policia thanë se dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi me inicialet B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ndonëse ai u dërgua në spitali me urgjencë, 60-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij. Ndërkohë, pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.