
Kompania gjigande farmaceutike AstraZeneca ka pranuar marrëveshjen për të prodhuar vaksinën anti- COVID të krijuar nga universiteti i Oksfordit.
Marrëveshja është pranuar që të mos ketë asnjë përfitim prej palëve si dhe vaksina të përdoret nga e gjithë bota nëse rezulton e efektshme
Tashmë eksperimenti anti- COVID i Oksfordit quhet ChAdOx1 nCoV-19. Filloi javën e kaluar dhe pritet që rezultatet e para tek njerëzit të jepen në mes të qershorit.