Rama: Të premten vendoset për zonat e tjera të gjelbra, Tirana mbetet zonë delikate

0

Kryeministri Rama u shpreh ditën e sotme se ka edhe disa zona të tjera në vend, të cilët plotësojnë kriteret si zona të gjelbra.

Ai theksoi se të premten do të vendoset për këto zona, ndërsa u shpreh se Tirana mbetet një zonë delikate.

“Zonat e gjelbra kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes. Ne po studiojmë propozimin e zonave të gjelbra. Ka disa zona të tjera që mendojmë se i plotësojnë kriteret e vendosura. Disa prej zonave, duke filluar nga Tirana, mbeten delikate dhe për këtë arsye nuk përfshihen. Deri të premten do të kemi një konkluzion dhe do të njoftojmë për zonat e reja të gjelbra”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se hapja do të vazhdojë me shumë kujdes. “Në javën në vijim do të bëjmë analizë të thellë me ekspertët lidhur me procesin e hapjes së korridoreve ajrore dhe tokësore. Më 11 maj mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Floktoret, berberët, dentistët janë shumë të rrezikuar, por me rregulla strikte do të lehtësojmë dhe këto aktivitete dhe më pas na kanë ngelur qendrat tregtare dhe lokalet dhe baret”.

Artikulli i mëparshëmCannavaro: Këto janë dy skuadrat që do të dëshiroja të drejtoja në të ardhmen
Artikulli i radhësMilan në gjurmët e Onana