
Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se sot është nxjerrë një urdhër sipas të cilit universitetet duhet të rinisin mësimin në auditorë gjatë muajit qershor. Ajo tha se është parë e nevojshme që të ketë 3-4 javë në auditorë pasi mësimi online nuk ka qenë gjithmonë e efektshme. Provimet do të mbahen në muaji korrik dhe në gusht.
“Nevojitet kohë në auditore para provimeve. Nevojitet kohë në laboratorë dhe për studentët e arteve. Universitetet kanë pavarësi akademike për të zgjidhur mënyrën që do të zgjidhin situatën. Jo të gjitha universitetet e kanë zhvilluar mësimin online. Jo të gjithë pedagogët kanë pasur disponibilitet për ta bërë këtë lloj mësimi” – tha Shahini.