Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka bërë daljen e parë publike prej 20 ditësh në kulmin e spekulimeve se ai ka ndërruar jetë.
Despoti preu shiritin e inaugurimit në një fabrikë fertilizuesish në Sunchon, raporton media shtetërore. Ata publikuan edhe foto nga aktiviteti.
Kim duket i qeshur, teksa flet me ndihmësit e tij. Në raportim thuhet se punonjësit e fabrikës shpërthyer me duartrokitje dhe brohorima kur lideri u shfaq para tyre.
Por autenticiteti i fotove mbetet për t’u verifikuar, shkruan Daily Mail.
Pasi u zhduk më 11 prill, mediat e huaja raportuan se ai i është nënshtruar një operacioni në zemër, që nuk ka shkuar siç duhet. Më tej u tha se ai mund të ketë vdekur.