“Nëse në Itali bëjnë atë që bënë në Francë do të plaste luftë botërore”. Është i sigurtë Maxi Lopez, ish-sulmuesi – ndër të tjera – i Milan, Sampdoria e Torino, kur shprehet në lidhje me ndalimin përfundimtar të Serie A, për shkak të emergjencës Koronavirus e me dorëzimin e mundshëm të titullit kampion për Juventus.
“Këtu është komplet ndryshe – ka pranuar sulmuesi për mikrofonët e TyC Sports –. Presidenti i Lazio, Claudio Lotito, është presidenti i Federatës. Për të mund të luhej që një muaj më parë. Këtu një institucion më i rëndësishëm, si UEFA ose FIFA duhet të marrë një vendim”.