Deri më tani personat e riatdhesuar, janë detyruar të vetëizolohen.
Nga e hëna, në aeroportin e kryeqytetit të Austrisë, Vjenë do të bëhet i mundur një testim që synon t’u mundësojë pasagjerëve hyrës të mos karantinohen për 14 ditë.
Pasagjerët që vijnë në aeroport deri më tani u është kërkuar të paraqesin një certifikatë shëndetësore që tregon një rezultat negativ COVID-19 i cili nuk është më i vjetër se katër ditë, ose të kalojnë në karantinë.
Testi në aeroport do të kushtonte 190 euro (209 dollarë) dhe rezultatet do të ishin gati për dy deri në tre orë.