Kursimi i parave është gjithmonë një gjë e mirë, apo jo? Nëse mund t’i reduktoni shpenzimet apo të blini gjëra kur janë në zbritje, atëherë jeni rrugës së duhur
Siç tregon sajti i financave personale Massive Debt, reduktimi i shpenzimeve është pjesë e ekuacionit të buxhetit në të cilin pëlqejmë të përqendrohemi.
Nëse vendosni të mos shpenzoni përtej nevojate të domosdoshme, atëherë jeni duke bërë një gjë të mirë për buxhetin personal.
Sidoqoftë, asnjëherë nuk flitet për gjërat që duhet bërë me paratë që i kursejmë. Dhe kjo ka rëndësi po aq shumë sa vet kursimi i parave.
Nëse kurseni para, por nuk i investoni ato, atëherë jeni duke humbur një mundësi shumë të madhe.
Tjetër aspekt që duhet konsideruar është se nëse kurseni para për një gjë të caktuar, por e shpenzoni në diçka tjetër, atëherë nuk i keni bërë vetes favore.
Ekspertët e financave rekomandojnë që paratë e kursyera gjithmonë t’i investoni diku dhe të mos i shpenzoni në gjëra jo fitimprurëse.