Dvorani letër KLGJ-së: Presidenti të jetë më i përmbajtur, të mos godasë institucionet e pavarura

0

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani ka dorëzuar rgumentet në KLGJ në lidhje me mandatin e tij. Dvorani i ka dërguar letër KLGJ-së, ndërsa është zbardhur edhe ajo që ka shkruar ai.

Dvorani në këtë letër i është përgjigjur edhe presidentit të Republikës Ilir Meta. Dvorani thotë se Meta si president duhet të jetë më i përmbajtur, duke shtuar se nuk mund të godasë institucionet e pavarura.

“Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur. Meta nuk mund të godasë institucionet e pavarura. Presidenti Meta nuk ka kompetencë”, tha Dvorani.

Ai shtoi se KLGJ nuk ka kompetencë për ta shqyrtuar. Ardian Dvorani ka theksuar se emërimet në Gjykatën e Lartë nuk janë si në Gjykatën Kushtetuese.

Artikulli i mëparshëmShpërthen bombola në Shkodër, plagoset 52-vjeçari. Niset me urgjencë drejt Tiranës
Artikulli i radhësMakina del nga rruga në Vorë, përplas policin në krye të detyrës