E dinin të vdekur prej 4 vitesh, por “Bild” trondit Gjermaninë! Ish-lojtari i Shalkes është gjallë

0
hiannick-kamba

Në fillim të vitit 2016, u publikua lajmi i hidhur I vdekjes së Hianik Kamba, mbrojtës i datëlindjes 1986, i cili u tha se humbi jetën në një aksidenti me makinë në Kongo. Kamba kishte një të kaluar te të rinjtë e Shalkes, ku kishte luajtur me Manuel Nojerin.

Por ky lajm është përgënjeshtruar sot nga “Bild”, katër vite me vonesë. Kamba, që është shëndoshë e mirë, punon për një shoqëri energjitike në zonën e Ruhrit.

1_Hiannick-Kamba

Lajmin e vdekjes së lojtarit duket se e ka shpërndarë ish-partnerja e tij, që ka kërkuar të arkëtojë të ardhurat e siguracionit të jetës së Kambas.

Artikulli i mëparshëmSkandali/ Drejtori shet në te zezë materialet e shkollës së shkatërruar nga tërmeti. Njeriu i besuar i tij kryen…
Artikulli i radhësPacolli kthehet përsëri në Zvicër, për t’u bashkuar me familjen e tij