Italia ka lehtësuar kufizimet e saj të lëvizjes pas një bllokimi dy-mujor për shkak të pandemisë.
Rreth 4.4 milion njerëz janë kthyer në punë këtë të henë, pasi një mbyllje të gjatë në shtëpitë e tyre që prej fillimit të të marsit.
Italia ishte vendi i parë europian që pati një shpërthim serioz të COVID-19. Më shumë se 210 mijë njerëz u prekën nga koronavirusi, ndërsa më shumë se 28 mijë humbën jetën. Në ditët e fundit Italia ka parë një ulje të numrit të përditshëm të vdekjeve dhe shtrimeve në spital, ku të djelën u shënuan vetëm 174 vdekje.
Italia do të hyjë në “fazën 2” të bllokimit të saj, pasi kompanitë rihapin me masat distancuese sociale në vend.
Italianët duhet të përdorin maska në transportin dhe hapësirat publike. Gjithashtu ata do të lejohen të levizin jashtë rajonit të tyre për arsye shëndetësore, punë ose të kthehen në vendbanimin e tyre. Edhe në vendet e punës do të duhet të veshin maska për të shmangur kontaktin mes punonjësve.
Më shumë automjete u panë në rrugë dhe disa vrapues përfituan nga rihapja për vrapim në parqe e kopshte. Mbipopullimi i autobusëve dhe metrosë ishte kryesisht nën kontroll, raportoi agjensia italiane e lajmeve ANSA.
Kjo fazë e dytë e bllokimit do të thotë që restorantet tani do të jenë të hapura, përveç shërbimit në shtëpi. Në shërbimet funerale mund të marrin pjesë deri në 15 persona me kusht që të gjithë veshin maska. Ata që kanë simptoma të koronavirusit ose temperaturë më shumë se 37.5 gradë Celsius duhet të qëndrojnë në shtëpi pasi autoritet shëdetësore vazhdojnë të gjurmojnë raste dhe kontakte të mundshme.