Rama reagon për Raporti i “Freedom House”: Vepër e një gazetari të dëshpëruar. Shqipëria ka indeksin më pozitiv!

0

Kryeministri Edi Rama reagon për raportin e Freedom House, i cili e rendiste Shqipërinë në vendet që kanë shënuar rënie në qeverisjen demokratike dhe në procesin zgjedhor.

Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Rama thekson se “nga raporti që mat lirinë demokratike del që: Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor”.

Mes të tjerash, kryeministri sulmon gazetarin që ka bërë raportin për Shqipërinë, teksa e quan atë të dëshpëruar.

Reagimi i Ramës:

KUR E BARDHA BËHET E ZEZË DHE S’KA ASGJË NË MES, mbetet vetëm një “merr e jep” shterpë mbi lirinë e medias, që ka padiskutim të gjithë lirinë e të drejtat të thotë ç’i vjen për mbarë dhe ankohet gjithnjë për mungesë lirie, sa herë të tjerët, përfshirë edhe mua, ushtrojnë të drejtën e tyre të kundërshtimit ndaj të pavërtetave apo gjysëm të vërtetave të saj, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e “Freedom House” për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi!

Mirëpo ja çfarë del në fakt nga raporti që mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës qysh prej vitit 1973:

Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka një indeks të lirisë demokratike prej 67 pikësh.

Serbia, vendi i dytë në klasifikimin rajonal, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65 që kishte vitin e shkuar.

Kosova mbetet e parafundit në listë, por me një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive demokratike në rajon.

Në 2013-n, Serbia dhe Mali i Zi konsideroheshin vende të lira dhe jo pjesërisht të lira si tani, ndërsa Shqipëria me Bosnje Hercegovinën ishin vendet me renditjen më të ulët në rajon.

Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën.

*Ah po, kur ne morëm në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit

Artikulli i mëparshëmSkënder Brataj: “Virusi është drejt fundit të sezonit”. Ja kush është arsyeja pse Shqipëria nuk u godit rëndë…
Artikulli i radhësMynyr Koni shkarkon Majlinda Ketën