Pas vendimit të rektorit, Mynyr Koni për ta shkarkuar ka ardhur reagimi i pedagoges Majlinda Keta, e cila është shprehur se ky nuk ka asnjë vlerë juridike.
“Shkresa mban absurditete nga më të ndryshmet dhe nuk ka kuptuar që pushimin nga puna nuk e bën rektori. Neni 68, pika 2, neni 76 i rregulluar pas një urdhri të ministres e tregon si vjen masa disiplinore dhe shkarkimi nga detyra i stafit akademik. I kujtoj rektorit që është një pedagog tjetër është kapur në flagrancë dhe nuk ka mundur ta shkarkojë. Rektori ka shkruar gjatë por që nuk ka asnjë vlerë juridike. E keqja është që vlefshmërinë dhe ligjesh e vendimeve kolegjiale nuk e vlerëson rektori por ka një Komision Apeli”, thotë Majlinda Keta.
Nëse Senati nis procedurat për KIZ-in e ri?
“Unë nuk di se në çfarë skenarësh futet zoti Koni. Nuk e di se si mund ta korruptojë Senatin pasi marrëdhënia e tij me Senati është me përplasje prej 4 vjetësh. Por nuk kishte ndodhur kurrë që të shkarkonte një komision kur jemi në një proces zgjedhor. Komisioni ynë është transparent dhe është në komunikim me zotin Koni. Jemi të bindur që nuk kemi asnjë shkelje. Pezullohemi me një absurditet dhe pseudo-absurtitetesh”, u shpreh Keta.