Bursa/ Rritja e shpejtë e çmimeve të naftës nuk duhet ta “gëzojë” tregun përpara kohe/ Bursa për datën 7 Maj 2020

0

Shenjat që Amerikanët po ngasin më shumë ndërsa ekonomia po shkon me ngadalë drejt rihapjes po ndihmon në rritjen e çmimeve të naftës, me një ngritje prej 60% nuk duhet të na gëzojë para kohe.

Rritja e kërkesës për karburant ​​ përkon me një ulje të madhe të prodhimit, dhe të llogaritura së bashku japin përgjigjen për çmimet e larta të naftës. Prodhuesit në Sh.B.A  janë duke ndalur projektet e shpimit dhe kërkimit për vendburime të reja, në të njëjtën kohë OPEC dhe partnerët e saj filluan të shkurtojnë prodhimin e tyre të Premten e kaluar. Sipas ClipperData, ngarkesat e naftëmbajtëseve të Arabisë Saudite ranë në një mesatare tre-ditore gjatë kësaj javë në 6 milion fuçi në ditë, duke u ulur ndjeshëm nga 12 milion fuçi në periudhën e mëparshme tre-ditore.

Ndërsa më shumë se gjysma e shteteve rihapën ekonomitë e tyre në një farë mase, kërkesa për karburante ​​ u rrit në javën e kalua vetëm në SHBAr në 6.7 milion fuçi në ditë, nga 5.9 milion që ishte njëjavë më parë, sipas të dhënave të qeverisë. Kjo është ende rreth 3 milion fuci në ditë nën kërkesën normale. Sipas Shërbimit të Informacionit për Cmimet  e Naftës, të dhënat paraprake nga tregtuesit e karbuanteve tregojnë se drejtuesit e automjeteve kanë rritur blerjet e tyre në pikat e furnizimit. Ata janë ende duke konsumuar 37.7% më pak se normalja, por kjo është përmirësuar nga 50% që ishte kjo shifër pak ditë më parë.

Bursa për datën 7 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA250.00+ 25.75
DIESEL235.00+ 15.25
BRENT25.10+ 2.07

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmRregullat për rihapjen e bareve dhe restoranteve/ Ja çfarë duhet të zbatojnë ata që do të rihapen
Artikulli i radhësHapen kufinjtë në 18 Maj/ Po ku do të mund të shkojmë?!