Ilir Beqja pretendon se ka qënë pre e “fake news”. Akuzoi mediat për keqinformim lidhur me kërkesën e tij për uljen e pensioneve dhe pagave

0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj thotë se nuk duhet të diskutohet deklarata e tij për uljen e pensioneve për të përballuar situatën e COVID-19. Në një intervistë për Ora News, Beqaj thotë se qëllimi i propozimit të tij nuk ka qenë ulja e pensioneve apo pagave, por ndershmëria në përdorimin e taksave të përbashkëta. Ai shprehet se propozimi i tij u mor nga media dhe u prodhua një “fake news” .

Ilir Beqaj: Ka kaluar 10 ditë dhe unë besoj se kjo nuk përbën me lajm për opinionin publik. Unë nuk kam bërë agim, unë kam propozuar disa ide sesi mund ti qasemi sot kësaj situate të jashtëzakonshme. Dy prej tyre ishin si mund të përgatitemi në një situatë të ardhshme, që të mos jemi kaq të papërgatitur, siç ndodhi edhe kësaj here, por edhe pjesërisht në Shqipëri kur ishte momenti i tërmetit.

Ajo çfarë unë jam përpjekur të ftoj shoqërinë të mendojë ka qenë: në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku njerëzit paguhen, pavarësisht ku punojnë në shtet apo privat, pavarësisht sa dinë, sa eksperiencë kanë, çfarë gradash shkencore mund të kenë, çfarë shkalle fitimi ka vendi i tyre i punës, kur paguhen nga taskat të gjithë bashkë, për të jetuar duhet të paguhen në mënyrë sa më të barabartë.

Në konceptin e një lloj ndershmëria në përdorimin e taksave të përbashkëta. Kjo ka qenë ideja ime. Ky ka qenë propozim im. Praktikisht u mor, u prodhua një fake neës. Unë me pensionistët nuk jam marrë. Ky diskutim nga ka pse vazhdon më.

E para, sepse krijoi shumë shqetësim në opinion. E dyta sepse kryeministri e ka thënë jo. Edhe pse unë mendoj, që kur të kalojë pandemia, më me qetësi mund të rimerret ky diskutim në mënyrë që në një pandemi të ardhshme, që kur mos të vijë, por që me shumë gjasa do të vijë ne të jemi më të përgatitur për të përballuar sfidat me instrument mbrojtës financiarë, por edhe me një qasje të ndryshme morale si shoqëri.

Pra kjo vlen vetëm në rastet nëse do të kemi një rishfaqje të një pandemie?
Ilir Beqaj: Kjo nuk ishte ideja që shteti s’ka lek dhe hajde të ulim këto. Kur ka një gjendje të jashtëzakonshme në vend, duhet ti përdorim mjetet e përbashkëta në mënyrë sa më të ndershme.

Artikulli i mëparshëmVrasja e studentes greke, rrëfimi i shqiptarit para gjykatës
Artikulli i radhësMilan dhe Inter kanë gati projektin e përbashkët 1 miliard Euro për super San Siro-n e ri