Milan dhe Inter kanë gati projektin e përbashkët 1 miliard Euro për super San Siro-n e ri

0

Rrugëtimi për stadiumin e ri të Inter e Milan nuk ndalet nga koronavirus. Dy shoqëritë kanë zbuluar projektet e fundit për stadiumin e ri, fryt i dialogut të muajve të fundit me administimin komunal, që kishte vendosur kushte të ndryshme, mes të cilave rifunksionalizimi i Meazza-s. Në këtë këndvështrim, projektet e reja vërtiten pikërisht rreth ruajtjes pjesërisht të San Siros aktual, që do të transformohet në një qendër për kohën e lirë me aktivitete komerciale, sportive e kulturale.

“Milan e Inter kanë prezantuar në Komunën e Milanos një dokument të përgatitur për projektin e lidhur me krijimin në zonën e San Siros të një Stadiumi të ri me standardet më të larta ndërkombëtare e të një zone moderne e inovative për sportin e kohën e lirë – lexohet në komunikatën e përbashkët të dy klubeve milaneze .

Dy propozimet e prezantuara, fryt i një dialogu konstant me administrimin, janë realizuar konform 16 kushteve të diktuara, në nëntor 2019, nga Këshilli.

Projektet e reja, të zhvilluara nga studio e arkitekturës Populous e Manica/Sportium, parashikojnë një Stadium të ri, modern e me standardet më të larta, e ruajtjen e elementëve të impiantit aktual Giuseppe Meazza në kontekstin e një zone të re të dedikuar sportit e argëtimit të shfrytëzueshëm 365 ditë në vit, me sipërfaqe të gjelbërta për 106,000 m2 (d.m.th. dyfishin e 56,000 m2 aktual).

Do të jetë një ‘qendër’ e dedikuar për aktivitete sportive, rekreative dhe kulturore, të vendosura si ‘në vend të hapur’ ashtu edhe ‘brenda’, ‘pista vrapimi’, rrugë për bicikleta, palestër, ‘park skateboardi’, fushë mini-futbolli, muze sportiv: shumica e shërbimeve sportive do të jenë në dispozicion falas në shërbim të milanezëve dhe qytetarëve të lagjeve fqinje.

Milani dhe Interi besojnë se është thelbësore, veçanërisht në këtë kohë, të mund të fillojnë një projekt me vlerë mbi një miliardë euro në Milano, një punë e përsosmërisë ndërkombëtare që do të gjenerojë mijëra vende pune dhe përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për rindërtimin e qytetit dhe sistemin e futbollit italian”.

Artikulli i mëparshëmIlir Beqja pretendon se ka qënë pre e “fake news”. Akuzoi mediat për keqinformim lidhur me kërkesën e tij për uljen e pensioneve dhe pagave
Artikulli i radhësVetëvrasja e dyshimtë e miliarderit rus