Pas “leksionit” që Albano i dha ish-it duke i hedhur rrobat nga ballkoni në 2 të natës, reagon Einxhel: “E kujt i plas nëse jemi të famshëm ose jo!”

0

Deklarata e Albano Bogdos për ish-të dashurën e tij së cilës i kishte dhënë një leksion me hedhje rrobash nga ballkoni dhe nxjerrje jashtë në 2 të natës, ka bërë shumë bujë në mediat sociale.

Aktori i njohur u shpreh në emisionin “Glamour” se nuk ka marrë asnjë leksion nga lidhjet që ka pasur, por vetëm ka dhënë dhe një prej tyre ka qenë tepër i ashpër:

“Kur lidhesh me një të famshëm, e ka ai pjesën e pordhëve. Kur lidhesh me një të famshëm dhe ai nuk po të bën dëngla, mos bëj ti dëngla. Kur zgjedh unë të të trajtoj ok, kjo s’do të thotë që ti duhet të bësh më e rëndësishme se unë në shoqëri”.

I pyetur se si ia ka dhënë këtë leksion partneres, ai u shpreh: “Ia kam dhënë me vepra këtë leksion. E merr, e nxjerr jashtë në 2 të natës, ia hedh rrobat nga ballkoni”.

Por në mesin e atyre personave që thonë se kjo nuk është një trimëri, është edhe moderatorja Einxhel Shkira, e cila shprehet kundër këtij veprimi. Einxhel thotë se mund të jesh i famshëm sa të duash, por partneri fle me ty në krevat dhe jo me famën. Dënglat sipas moderatores nuk vijnë si pasojë e famës por si pasojë e karakterit, dhe Einxhel shprehet totalisht kundër kësaj logjike të Albanos.

“Uroj të ketë qenë një shaka kjo! Sepse është gjëja më stupid që mund të thotë dikush, sado i famshëm qoftë!! E kujt i plas nëse jemi të famshëm ose jo, apo kush ka më shumë follow bën më shumë dëngla. Marrëdhënia në çift nuk bazohet te fama, por te ndjenjat dhe denglat nuk vijn si pasojë famës por e karakterit të njeriut… mund të jesh i famshëm sa të duash por në fund të ditës i dashuri/dashura fle me ty në krevat jo me famën apo 1 milion ndjekësit në instagram. Asgjë personale por thjesht jam totalisht kundra kësaj llogjike ku denglat ndahen në bazë të famës,”- shkruan einxhel shkira.

Artikulli i mëparshëmSandër Lleshi: Policët mbi 55 vjeç do të largohen nga shërbimi
Artikulli i radhësEkspertët gjermanë: Izolimi mund të ketë qënë një gabim gjigand. Ja përse…