Basha: Gjendja ekonomike në kushtet e pandemisë është dramatike, por mbrëmë natën u vendos grabitja e Teatrit Kombëtar

0
Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia e PD-së, e cilësoi të rëndë situatën në vedn pas pandemisë, Sipas tij, duke iu ferefuar FMN dhe BB, Shqipëria pritet të ketë një rënie ekonomike nga 5 deri në 7%, ndërsa tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët.

“Në këto 7 vite taksat janë rritur nën këtë qeveri më shumë se në gjithë botën. Janë rritur energjia eklektrike, tarifat e tjera. Tani që kishin shqiptarët nevojë për ndihmë, ndihma ka munguar. Çfarë do të ndodhë pas 31 majit me mijëra qytetarë që i kanë humbur vendet e punës? Çfarë do të ndodhë me ata biznese që nuk hapin dot dyert? Ka shumë biznese që s’kanë hapësira jashtë dhe do të duhet të rrinë mbyllur. E kuptoni që gjendja është dramtike? Këto biznese po shkojnë drejt falimentimi. Po iu shkojnë fatura e ujit e dritave dhe fatura iu shkon afrofe. Ende nuk është marrë asnjë masë për turizmin, rregulla në hava por ende asnjë masë. Ndërkohë fermerënt që kanë qene në krizë të vazhdueshme sot po kalojnë krizën më të rëndë. I keni parë fermerët në Korcë si i hedhin patatet? Ky është një rast, ndërsa përballë tyre kemi një qeveri pa asnjë plan”,- tha Basha.

Sipas tij, ndonëse në kushte pandemie, qeveria ka gjetur mundësi për të kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, Teatrin Kombetar, një vjedhje kjo sic e quajti kryedemokrati Basha.

“Mbrëmë brenda natës morën vendim për të grabitur Teatrin Kombëtar, merret vendimi dhe botohet në fletore zyrtare brenda natës, ndërsa për të ndihumuar shqiptarët i duhen 2 javë, kur duhet të ndihmojnë njerëzit edhe me pikatore, mendohen shumë, kur vjen puna për të grabitur i bëjnë brenda natës. Në këtë situatë ku ndodhet vendi me një qeveir që po e lë ekonominë në rënie të lirë ajo që po ndodh në vende të tjera do jetë disa herë më e rëndë. FMN e thotë se paketa e ndihmës direkte është vetëm 0,86 përqind e PPB, ndaj do kemi rënie ekonomike që luhadet prej 5 deri në 7 %”,- tha ai.

Artikulli i mëparshëmRama: E kemi konsultuar me ekspertët ndërkombëtarë draftin për legalizimin e kanabisit mjekësor
Artikulli i radhësSingapori dislokon robotin futuristik që do të ruajë mbajtjen e distancës në parqe