Çfarë po ndodh në Kosovë/ SHBA vendos të dërgojë 400 ushtarë shtesë

0
Kfor I
\

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të dërgojnë në Republikën e Kosovës edhe 400 ushtarë shtesë të cilët do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Të gjithë ushtarët të cilët pritet të vijnë në Kosovë brenda këtij viti janë nga Garda Kombëtare e Iowas.

“Një grup shtesë prej 400 ushtarës të Gardës Kombëtare të Iowas morën urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Garda e Iowas.

Në njoftim thuhet se ky është mobilizimi më i madh i Gardës së Iowas në mbeshtetje të KFOR-it që prej vitit 2004 kur ishin vendosur njësitet e para në Kosovë.

Nisja e trupave do të fillojë në muajt korrik dhe gusht, ndërsa procesi i vendosjes të të gjithë ushtarëve pritet që të zgjasë afërsisht një vit. Ndërkohë 330 ushtarë të tjerë do të dërgohen për mision në Irak, Afganistan dhe shtete të tjera.

foto galeri
foto galeri
Artikulli i mëparshëmMeta reagon për Teatrin: E kam dërguar çështjen në ‘Kushtetuese’; çdo veprim që mund të ndërmerret do të konsiderohet krim
Artikulli i radhësPërgjegjësit për këtë që po ndodh jemi vetë ne