Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur pas procedimit nga policia për takimin me fermerët në Divjakë ditën e djeshme.
Në një lidhje ‘skype’ Salianji tha për News24 se do të vijojë të takojë qytetarët. Sipas tij, procedimi nuk ka asnjë vlerë ligjore.
“Procedimi, agresion propagande, me asnjë vlerë ligjore. Biseda u zhvillua në një ‘zonë të gjelbër’. Do të vijoj që të takoj qytetarët, nuk tërhiqem”, deklaroi Salianji.