Pandemia nga virusi SARS-CoV-2 ka vene ne krize jo vetem sistemet shendetesore, qeverite dhe ekonomine e vendeve te prekura ne mbare boten, por edhe aftesine tone per te kuptuar e per te patur besim. Nje nga pyetjet me te shpeshta qe ushqen debatin publik eshte ajo nese masat e marra ishin apo jane te drejta, a jane bere gabime, a eshte fshehur e verteta etj. Pra pyetja kryesore eshte mbi te verteten, aty ku pervec situates se rende, informacionet e verteta shoqerohen me spekulime e manipulime. Krahas frikes, gabimeve e gafave te personave qe na udheheqin, mudohemi te kuptojme situaten.
Situata eshte ne zhvillim
Si perballe cdo te panjohure, procesi i njohjes eshte i vazhdueshem dhe i paplote deri ne perfundim. Sa me shume dime, aq me shume zbulojme se nuk dinim dhe se dituria nuk eshte dicka shume dinamike. Rrjedhoja e pare e paqartesise ne njohuri eshte paqartesia ne gjykim. Paqartesia ne gjykim con ne zgjedhje qe jane te paafta te perballojne te gjitha problematikat ne menyre optimale, nese egziston nje menyre optimale, duke shtuar ketu edhe gabimet njerezore qe kane qene e do jene gjithmone.
Per keto arsye ne fakt, historikisht pergjate epidemive, asnjehere njerezimi nuk ka qene gati dhe njerezit kane vdekur ne numer te madh.
SARS-CoV-2
Virusi SARS-CoV-2 i perket nje familjeje virusesh te cilet ne dekadat e fundit kane shkaktuar dy epidemi ne mbare boten; SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) dhe MERS (Middle East Respiratory Syndrome). Ndersa SARS eshte zhdukur, MERS paraqet ende disa zona infektimi te pashuara. Keta dy viruse karakterizohen nga aftesia per te shkaktuar nje pneumoni te rende ne disa raste, kurse SARS-CoV-2 i cili shkakton semundjen Covid 19, te ngjashme me gripin por e perllogaritur si 10 here me vdekjeprurese, eshte i afte te infektoje edhe gryket e fytin, arsye per te cilen duket se ka aftesi me te madhe per te shkaktuar pneumoni nder personat qe paraqesin simptoma. Pervec kesaj, virusi lidhet me nje proteine qe ndodhet ne shume organe, zerma, truri, enet e gjakut, veshkat, zorret, duke i sulmuar ato. Numrat boterore te epidemise mund te shqyrtohen ne adresen https://www.worldometers.info/coronavirus/.
Persa i perket origjines se virusit, dy publikime shume te mira hedhin poshte teorine e prodhimit ne laborator e shume publikime te dobeta thone te kunderten. Nuk eshte e qarte nese perhapja e pare nisi nga pazari ne Wuhan, sic eshte deklaruar zyrtarisht, apo nga nje laborator ne te njejtin qytet. Nuk eshte i qarte as fillimi i epidemise i cili mund te kete filluar qe ne shtator 2019.
Diagnoza
Lajmerimet e para tregonin per disa paciente me pneumoni pa shkak te njohur. Se pari, nga te dhenat kineze e pastaj nga vendet e tjera, u permblodhen disa simptoma te cilet perbejne paraqitjen me te shpeshte te semundjes dhe dyshimin se eshte shkaktuar nga SARS-CoV-2. Ky dyshim konfirmohet nga analizat mbi pranine e virusit ne aparatin e frymmarrjes, ate te jashtqites, ne gjak etj. Nese gjenden antitrupa ne gjak, kjo do te thote se virusi eshte apo ka qene i pranishem ne organizmin e pacientit i cili nderkohe ka shfaqur nje imunitet. Radiografia e mushkrive perben nje tjeter test me rezultate shume te sakta ne rast pneumonie.
Vlen te nenvizohet se testet per pranine e virusit dhe antikorpeve deri me sot jane te pasakta, shpesh here nuk tregojne pranine e virusit ndersa ai eshte aty ose anasjelltas. Jo vetem, por testimi kerkon nje organizim te laboratoreve dhe reagente te disponueshem ne sasi te mjaftueshme.
Problemet
Jane tre problemet kryesore lidhur me semundjet infektive: diagnoza, terapia, parandalimi i perhapjes. Ne rast epidemie ose pandemie parandalimi i perhapjes ka nevoje per te dhena mbi numrin e te infektuarve te shendetshem e te semure, numrin e te sheruarve, numrin e te vdekurve etj per te kuptuar ecurine. Po ashtu nevojiten masa te gjera parandalimi ne nivel popullate.
Perballe SARS-CoV-2, sistemet shendetesore ishin te papergatitura prandaj u nevojit nje riorganizim masiv duke konsideruar mungesat qe disa here ishin te pakapercyeshme. Permendim ketu kohen per te kuptuar semundjen e re, mungesen e reagenteve per testime ne mase (shtetet prodhuese i mbajten per vete), mungesen e maskave, dorashkave dhe mjeteve mbrojtese/higjenizuese (shtetet prodhuese i mbajten per vete), mungesen e respiratoreve (duhet njefare kohe per ti prodhuar ne mase), mungesen e nje terapie specifike, mungesen e personelit te specializuar etj.
U deshen disa jave e shume te vdekur per te kuptuar si vepron virusi e per te testuar terapi te ndryshme, procese te cilat jane ende ne zhvillim.
Strategjite per mbrojtje
Strategjite e marra ne nivel boteror jane dy, te ushtruara vec e vec ose bashke. Asnjera nuk eshte perfekte dhe te dyja shtrojne problematika specifike. Te dyja synojne nderprerjen e infektimit sepse sa me shume te semure ka aq me shume persona do infektohen.
Izolimi i gjithe popullsise
Ne nivel popullate, duke marre parasysh qe virusi shperndahet kryesisht nga njeriu te njeriu nepermjet frymemarrjes, qe sic ndodh me gripin sezonal ky virus do prekte nje pjese te konsiderueshme te popullsise (teorikisht gati dhe popullsine totale), qe deri 80% e te prekurve nuk do jepnin shenja te semundjes por mund te ishin infektive, faktin qe te dhenat italiane ishin mjaft me te renda nga ato kineze dhe nuk dihej nese sistemet shendetesore do mund te perballonin infektimin, u vendos se izolimi, distancimi dhe masat higjenike ishin masat me te arsyeshme per te evituar qe personat e shendetshem te infektohen ne mase duke mbushur spitalet. Keto masa jane te keshilluara nga OBSH.
Pra perballe pashmangshmerise se mundshme te infektimit te gjere, u vendos qe ky infektim te ngadalesohet nepermjet izolimit e distancimit. Ne fakt, te gjitha shtetet qe vonuan marrjen e ketyre masave, paten nje rritje te te vdekurve i cili ne disa raste ka tejkaluar ate te Italise ne numer dhe shpejtesi.
Paralelisht, diagnoza laboratorike e personave me simptoma u krye fillimisht vetem neper spitale dhe me tej vetem per ata paciente qe kishin pneumoni te rende.
Kjo rruge ka pasoja ne marrjen e te dhenave sepse i vetmi numer i llogaritur sakte eshte ai i te semureve ne spital (te semuret rende) dhe ai i te vdekurve po ne spital. Ngelet i panjohur numri i te prekurve dhe i te semureve lehte sepse nuk studjohet as popullata e as kampione perfaqesues te saj.
Vdekjet ne Itali, vendi i dyte i prekur ne nivel boteror dhe i pari ne Europe, qene qe ne fillim shume te larta dhe ndryshe nga situata ne Kine. Nenvizojme se te dhenat Italiane shpeshhere i referohen spitaleve e jo gjithe popullsise, e kjo shpjegon me se miri perqindjet e larte te vdekshmerise dhe veshtiresine qe spitalet paten per te perballuar gjendjen. Nga ana tjeter kjo e dhene eshte me e rendesishmja per zhvilimin e Fazes 2 te rihapjes, ose rimbylljes nese behet e nevojshme prej situates se perkeqesuar.
Te dhenat e tjera jane te papercaktueshme dhe kurbat e paraqitura nga shtetet qe ndermorren kete rruge jane te pasakta e mund vetem te japin se largeti idene e shtimit apo uljes se perhapjes.
Ne kete situate pika qendrore eshte respektimi i izolimit dhe distancimit.
Izolimi i te semureve dhe i kontakteve te tyre
Strategjia e dyte eshte studimi masiv i popullates, zbulimi i te infektuareve me apo pa simptoma, izolimi i tyre dhe i personave me te cilet keta kane patur kontakte te aferta. Kjo strategji e ndjekur nga Koreja e Jugut lejon nje matje me te sakte te kurbave te ecurise dhe te vdekshmerise.
Duhet shtuar se kjo mase funsionon me se miri kur sistemi shendetesor ka ne dispozicion shtreter reanimacioni te mjaftueshem per te semuret rende.
Po ashtu duhet theksuar se dy strategjite jane te kombinueshme.
Te dhenat epidemiologjike
Marrja, studimi dhe paraqitja e numrave ne menyra te ndryshme sipas shteteve dhe momenteve te zhvillimit te epidemise, jane arsye se pse te dhenat paraqesin disa dallime shpesh here te habitshme sidomos per sa i perket te vdekurve (https://www.cebm.net/covid-19/global-covid-19-case-fatality-rates/).
Se pari, sot per sot shume autoritete ngrejne dyshime mbi vertetesine e te dhenave qe kemi mbi fillimin e epidemise ne Kine. Ky fakt eshte vetvetiu nje mungese e madhe. Epidemia paraqiti disa problematika te papritura ne momentin qe arriti ne Europe dhe vecanerisht ne Itali, ku goditi fillimisht nje nga krahinat me te populluara me nje nga sistemet me te mire ne bote, Lombardine. Aftesise se virusit per te shkaktuar pneumoni te renda dhe ne numer te madh, ju pergjigj per shume pak dite me hapje te reparteve te kushtuara kesaj semundjeje dhe me shtreter reanimacioni. Por, mendohet gjithashtu se shtrimi masiv ne spital favorizoi perhapjen e virusit. Ne nje faze te dyte, pasi u kuptua se pneumonia kerkonte rreth dy jave intubim ne reanimacion dhe se personat e moshuar dhe me patologji te tjera vdisnin, u ndemorr nje tjeter strategji e cila u aplikua edhe ne Spanje, France, Angli, SHBA etj. Megjithese eshte e diskutueshme, shtreterit ne reanimacion u rezervuan per personat me mundesi me te mira per tu sheruar, kurse te semuret me me pak shanse u kuruan ne shtepi. Por keta persona nuk rezultojne ne llogarine e te vdekurve.
Ndersa mortaliteti tregon perqindjen e te vdekurve mes popullsise se prekur nga virusi, letaliteti (Case Fatality Rate) tregon perqindjen e te vdekurve mes te semureve. Kuptohet qarte se nese numri i te prekurve ose i te semureve nuk eshte i sakte nuk mund te llogariten sakte as mortaliteti e as letaliteti.
Te dhenat nga studimi ne anijen Diamond Princess, ku shumica e pasagjereve u testuan, jane me te besueshmet per tani dhe tregojne per nje letalitet mesatar rreth 2.6% (https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/?term=diamond+princess+covid+mortality).
Si perfundim, te dhenat me te sakta do jene jane ato qe krahasojne numrin total te te vdekurve ne popullsi per te njejtat periudha mujore ne vitin 2019 dhe 2020, te cilat perfshijne edhe te vdekurit per arsye te tjera dhe impaktin total te SARS-CoV-2. Per sa i perket Italise, ne krahinen e Bergamo-s, ajo me e goditura, deri me sot te vdekurit jane shtuar 568% (https://www.epicentro.iss.it/coronavirus/pdf/Rapporto_Istat_ISS.pdf). Rreth 50% e te vdekurve jane shkaktuar nga SARS-CoV-2 (te testuar neper spitale), ndersa pjesa tjeter permban edhe te vdekurit nga SARS-CoV-2 te patestuar.
Ne fund te epidemise do kuptohet cila qe politika me e mire, por sidoqofte nuk do mund te hidhen absolutisht poshte politikat qe u morren kur tabloja nuk qe e plote.
E ardhmja
Epidemia mund te shteret vetvetiu si ne rastin e SARS (e cila shkaktoi me pak se 9000 raste dhe nuk pati shtrirjen e Covid 19) apo edhe te vazhdoje si ne rastin e MERS,, ne funksion te sjelljeve, masave te marra, aftesive shendetesore etj.
Sot kemi mjaft siguri se te prekurit nga virusi fitojne imunitet. Lajmi tjeter i mire, i cili sidoqofte kerkon konferma, eshte se antitrupat e pacienteve te imunizuar duket se jane te afte te sherojne pacientet e semure e te paimunizuar. Kjo terapi eshte e lehte dhe mbase e riprodhueshme edhe per nje shtet si Shqiperia.
Nga ana tjeter, nuk dihet nese imuniteti do mjaftoje nese virusi do pesoje mutacione si virusi i gripit.
Virusi i gripit ndryshon llojin e vet cdo vit dhe vaksina mbulon zakonisht jo me shume se 70% te llojeve. Pra shpresa eshte qe nderkohe te jete gjetur nje vaksine efikase. Vlen te nenvizohet qe per SARS nuk eshte gjetur ende nje vaksine, dhe se procesi i prodhimit kerkon normalisht vite. Nese SARS-CoV-2 nuk ndryshon, personat e imunizuar do jene te mbrojtur ne rast kontakti te metejshem.
Shqiperia
Si per faktin qe virusi ne Shqiperi mund te vije e te kthehet nga rruge te ndryshme te jashtme dhe ne konsiderate te aftesive te sistemit tone shendetesor, izolimi dhe distancimi me masat parandaluese te marra jane rruga me me pak rreziqe e mbase me shume efikasitet per te perballuar epidemine.
Vlen te nenvizohet qe kjo situate ofron nje mundesi te lire edukimi popullor ndaj atij faktori shpesh here te harruar qe eshte e mira e perbashket. E mira e perbashket, pikerisht sepse eshte e perbashket, ka nevoje per pjesmarrjen e secilit nga ne per tu shfaqur konkretisht. Kur e mira e perbashket shfaqet, kjo perben mrekulline e rilindjes se nje populli i cili e nderton me vetdije te miren e tij.