Goldman Sachs: Nafta do të rikuperohet por reduktimi i fluturimeve do ta vështirësojë rikthimin në normalitet. Bursa për datë 11 Maj 2020

0

Goldman Sachs parashikon një rikthim me grafik në formë V lidhur me kërkesën globale për naftë, por pavarësisht kësaj është e pritshme që karburantet të përballen me humbje të mëdha për shkak të anulimit të fluturimeve për një afat të papërcaktuar.

Në një konferencë virtuale për median , e ndjekur nga Business Insider , drejtuesi i bankës për hulumtimin global të mallrave Jeff Curie tha: “Ne besojmë që nafta do të shfaqë një rikuperim në formë V, por furnizimi do të shfaq një rikuperim në formë L”.

“Do ketë humbje të mëdha lidhur me kërkesat e linjave ajrore që punojnë me udhëtimet për biznesin.”

Koronavirusi ka ndalur udhëtimin ajror dhe deri më tani ka tronditur në themel industrinë e aviacionit, duke zhdukur në mënyrë faktike të gjithë kërkesën për avionë të rinj, dhe për këtë arsye, edhe pjesët e kërkuara për t’i prodhuar ato.

Bursa për datën 11 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA248.50– 1.50
DIESEL240.50+ 5.50

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmLleshaj shpjegon si do largohen policët mbi 55 vjeç: Trajtim financiar për punonjësit…
Artikulli i radhësParlamenti Europian: Maskat do të jenë detyrim për këdo