Opozita mbledh Këshillin Politik: Reforma Zgjedhore duhet të mbarojë brenda 31 majit

0
foto galeri

Përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bykykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkuan mbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore, duke e rinisur atë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria.

Ata kanë parashtruar sërish 3 kërkesat e opozitës, të cilat sipas tyre maxhoranca duhet t’i ketë parasysh.

foto galeri
foto galeri

“1. Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.

2. Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.
3. Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qëndrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.”, thuhet në kërkesat e opozitës.

Artikulli i mëparshëmMeta i kthen Kuvendit ligjin “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”
Artikulli i radhësSpahia vazhdon me akuzat ndaj Manastirliut: Në ministri kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete