Edhe Nju Jorku i jep fund masave shtrënguese

0
Nju Jork shkoll 1100x620

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka njoftuar përmes një konference për shtyp të hënën se nga java e ardhshme do të nisë lehtësimi i masave të izolimit në shtetin që konsiderohet si epiqendra e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky është një nga hapat më të mëdhenj”, deklaroi Cuomo i cili theksoi se bizneset që nuk paraqesin rrezikshmëri mund të hapin dyert që nga e premtja.

Guvernatori i Nju Jorkut, Cuomo disa herë është përfshirë në debate të ashpra me presidentin Donald Trump gjatë këtyre javë të izolimit pasi ka kundërshtuar hapjen e shpejtë të ekonomisë nga frika e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit, i cili në këtë shtet, deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 26 mijë persona.

Artikulli i mëparshëmIbrahimovic kthehet në Milano, e pret karantina 14 ditore
Artikulli i radhësEuropa lehtëson masat, rriten shifrat ditore, Merkel: Respektoni rregullat bazë