Kus kus-i (Couscous) eshte nje lloj bullguri me origjine nga vendet Arabe, shume i thjeshte per tu pregatitur dhe teper ekonomik. Shoqeron ne menyre perfekte mishin me pak leng, por mund te sherbeje edhe si pjate e veçante duke shtuar sasine e perberesve.
Perberesit
- 1 gote uje
- 1 gote kus kus
- 2 luge vaj ulliri
- pak kripe
Vendosim ne zjarr te larte nje tigan te thelle qe nuk ngjit duke shtuar ujin, pak kripe dhe 1 luge vaj ulliri. Ne momentin qe uji po zjen, e heqim tiganin nga zjarri, hedhim kus kusin dhe i vendosim kapakun duke e lene ne kete menyre te pushoje per rreth 5 minuta. Kjo eshte koha e mjaftueshme qe kokrrat e bullgurit te thithin komplet ujin dhe te zbuten.
E vendosim serisht tiganin ne zjarr te ulet, shtojme nje luge tjeter vaj ulliri dhe me ndihmen e dhembeve te nje piruni, ndajme kokerrat nga njera tjetra duke e perziere gjate gjithe kohes. E servirim si shoqerues te mishit ose me perime te stufuara.