“Mijëra të vdekur në cdo qytet, por ju mendoni për rifllimin e Serie”: kjo është parrulla e shfaqur nga tifozeria e organizuar e Torinos në Filadelfia. Ultrasit granata kishin zgjedhur pozicionimin e saj në hyrjen kryesore për në selinë qendrore të Torinos në rrugën Filadelfia. “Virusi i vetëm për tu zhdukur jeni ju që doni të ktheheni të luani”, lexohet në një tjetër parrullë. Kështu, tifozët torinezë pozicionohen në mënyrë demonstrative kundër rifillimit të kampionatit.