- Racione: 4 persona
- Kohë: 10 min
- Vështirësi: e thjeshtë
Fettuccine-t Alfredo jane kaq te thjeshta per tu realizuar, por kaq te shijshme ne te njejten kohe. Ishte Alfredo di Lelio krijuesi i kesaj recete, i cili punonte si kuzhinier ne nje restorant ne Rome. Legjenda thote se ai e shpiku kete recete per te joshur gruan e tij e cila vuante nga te perzierat e mengjesit (per shkak te shtatezanise). Por kur e serviri edhe ne restorant, receta pati nje sukses shume te madh!
Kete pjate mund ta konsiderojme tipike Amerikane dhe per kete Amerikanet duhet te falenderojne yjet e Hollivudit Douglas Fairbanks Sr. dhe Mary Pickford. Ata e sollen receten ne Amerike pasi e shijuan ne restorantin e Lelios ne Rome per muajin e tyre te mjaltit.
Receta eshte modifikuar paksa, disa e gatuajne me krem pana e disa te tjere vetem me gjalp e djath te grire. Ne po ja u sjellim te dyja versionet, ju zgjidhni ke te deshironi!
Perberesit
- 320gr makarona fettuccine te thata
- 4 luge gjalp pa kripe
- 70gr djath parmixhano te grire
- piper i zi i sapobluar
…per variantin kremoz
- 100ml krem pana kuzhine
- arre moskate te grire
Ziejme makaronat ne uje te vluar me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion nderkohe qe pergatisim salcen:
Shkrijme gjalpin ne zjarr te ulet ne nje tigan te madh, dhe kur te kete shkrire plotesisht e leme menjane. Per variantin kremoz, gjalpit i shtojme edhe kremin pana duke i perzere shume mire. I leme ne zjarr shume te ulet nderkohe qe gatuhen makaronat.
Kullojme makaronat te cilat duhet te rezultojne al-dente dhe ja shtojme tiganit me gjalp mesiper bashke me 1 garuzhde uje makaronash. I rivendosim serisht ne zjarr dhe shtojme gjysmen e djathit te grire duke i perziere shume mire. Shtojme edhe gjysmen tjeter dhe vazhdojme perzierjen me delikatese derisa makaronat te mbulohen me salcen me djath e gjalp.
I servirim menjehere sperkatur me piper te zi te sapobluar per variantin klasik ose me arre moskate per variantin kremoz.