Jo vetëm krizë: Këto janë bizneset që lulëzuan gjatë krizës së pandemisë

0

Kriza ekonomike nga coronavirus ka shkaktuar humbje për shumë kompani ndërsa edhe ekonomia botërore ndali frymën për pak çaste.

Por kjo kohë ka rezultuar e suksesshme dhe fitimprurëse për disa aktivitete.

Filiali francez farmaceutik Phacil është një prej tyre.

Ilaçet porositen në internet, pastaj paketohen nga një farmacist vendas dhe u dërgohen klientëve.

Është një mënyrë shpëtimi për ata që nuk mund të shkonin tek një shpërndarës. Kjo metodë ka qënë e rëndësishme për shumë klientë.

“Në vetëm dy muaj, numri i klientëve në platform u rrit 6-7 herë më shumë vetëm sepse kriza shëndetësore i detyroi njerëzit të qëndronin në shtëpi” shprehet Agathe Plantier, themeluese e Phacil.

COVID-19 ka detyruar shumë prej nesh të jemi të kujdesshëm lidhur me sigurinë personale.

Ekranet e kontrollit shpesh përdoren për të parandaluar infektimin e klientëve dhe stafit.

Një prodhues i mallrave plastikë, i ndodhur afër Parisit, thotë se është e vështirë të plotësohen të gjitha kërkesat.

 “Bizneset që porosisin produkte të tilla janë farmacistë, bukëpjekës, okulistë, dentisë, mjekë. Të gjithë ata që kanë nevojë për mbrojtje” thotë Marc Delmato pronar i TECFORM në Francë.

Fabrika ka tashmë dy herë më shumë punë dhe ka kërkuar ndihmë shtesë për të përballuar fluksin e porosive

“Përpara krizës, kjo kompani prodhonte  mbrojtëse xhami. Tani po prodhon katërqind përfshirë këta monitorë mbrojtës dhe mburoja për fytyrën. Me gjithë rikthimin e linjës së saj të produkteve, fitimet janë në rritje” raporton korrespondeti i Euronews Oliver Whitfield-Miocic.

Kompanitë me hapësirë të kufizuar pune duhet të mbylleshin gjatë pandemisë për mungesën e distancimit të duhur shoqëror.

Por shpresohet se puna do të rinis sërish dhe ekonomia do të rimëkëmbet.

Artikulli i mëparshëmSTUDIMI: Covid-19 është përhapur më së shumti nga të infektuarit asimptomatik
Artikulli i radhësKanabisi si model biznesi dhe si ndihmesë për buxhetin