Eshtë 18 vjeç dhe një ndër artistet më të suksesshme për momentin. E kemi fjalën për Billie Eilish e cila ka fituar një vëmendje shumë të madhe.
Por një studim i fundit ka dalë në konkluzionin se interesi tanimë për Billie Eilish është ulur dhe mesa duket shkak është bërë karantina.
Studimi është bazuar duke analizuar në botë se çfarë po dëgjojnë njerëzit në këto ditë izolimi dhe dolën në konkluzionin se janë më të dhënë drejt muzikës klasike dhe Billie Eilish e cila po dëgjohej jashtëzakonisht shumë më herët, tanimë interesi për muzikën e saj ka rënë me 11%.
Ikona e Jazz-it, Louis Armstrong ka përjetuar një rritje të interesit prej gati 19% gjatë karantinës.
Sipas të dhënave, njerëzit kanë qenë më të dhënë edhe drejt letërsisë ruse “Anna Karenina” nga Leo Tolstoy pati një ngritje prej 11%, ndërsa interesi për romanet bashkëkohore “Eat Pray Love” dhe “The Goldfinch” ra përkatësisht 12 dhe 10%.
Ndërsa përsa i përket televizionit, programet sportive dhe të udhëtimit padyshim pësuan rënie të mëdha, gati me 33% dhe 28%, ndërsa interesi për lajme dhe programe të lidhura me shëndetin u rrit ndjeshëm. Billie Eilish që ka thyer rekorde me hite si “Bad Guy” apo “Bury a friend” është e njohur për stilin e veçantë të teksteve dhe klipeve, ku guxon me tematika që nga seksualiteti e deri tek ankthi e depresioni.