
Martin Caceres është lojtari i radhës që është infektuar me koronavirus.
Lojtari i Fiorentinës është bërë i katërti që infektohet me koronavirusin e ri , pasi në javën e kaluar u infektuan tre anëtarë të stafit të klubit.
Tani, Violët ka gjithsej shtatë të infektuar me coronavirus, ndërkohë Caceres është dërguar menjëherë në vetëizolim.

Klubet nga Serie A kanë filluar t’i testojnë lojtarët për virusin, derisa këto raste janë lajme të hidhura për rikthimin e sezonit në Serie A.
Qeveria e Italisë i lejoi lojtarët që të fillojnë stërvitjet individuale më 4 maj, derisa ato grupore do të jenë më 18 maj.
Nëse vazhdon ky tren i infektimit të lojtarëve me coronavirus, sezoni mund të përjashtohet, siç ndodhi me kampionatin në Francë dhe Holandë.