Peter Piot, shkencëtari që ndihmoi në zbulimin e virusit Ebola, njëkohësisht drejtori i shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, është infektuar me Covid-19.
Ai ka studiuar dhe hartuar raporte për shumë sëmundje infektive, përfshirë HIV. Në 2017 u nderua për kontributin e dhënë në shkencë.
Kurrë më parë nuk ishte sëmurë si këtë herë. Ai është i shtruar në spital dhe pasi vuan nga pneumonia.
“Të infektohesh nga një virus ku për 4 dekada studion për t’i luftuar ato, nuk është diçka që e prisja. Asnjëherë nuk kam qenë sëmurë rëndë nga një sëmundje dhe në 10 vjetët e fundit, nuk pushuar asnjë ditë nga sëmundja.
Jam i shëndetshëm dhe bëj ecje rregullisht. Rreziku që kam nga Covid-19 është mosha ime. Unë jam 71 vjeç. Megjithatë jam i lumtur që jam prekur nga koronavirusi dhe jo Ebola”.