Një e treta e familjeve në Britaninë e Madhe janë të abonuar edhe në Netflix edhe në Amazon

0

Më shumë se gjysma (50,5%) e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar kishte të paktën një abonim në platformat Netflix, Amazon Prime Video apo Now TV në tremujorin e katërt 2019.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar për herë të parë sipas raportit SVoD 2020 të Broadcasters’ Audience Research Board (BARB). Sipas raportit, 14,3 milionë familje në total në Mbretërinë e Bashkuar kishte një nga këto shërbime SVoD në tremujorin e katërt në 2019, me një rritje 16%, ose 2 milionë shtëpi krahasuar me vitin e kaluar.
Amazon Prime Video shënoi një rritje me 35%, në 7.1 milionë shtëpi; ndërsa Netflix një rritje me 20%, në 12.4 milionë.

Nga kjo shifër totale e shtëpive që marrin një shërbim SVoD në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 42% janë abonuar në më shumë se një shërbim SVoD duke nisur nga tremujori i katërt 2019. Përqindja e shtëpive që kanë vetëm një shërbim vijon të ulet.

Për shembull, përqindja e shtëpive të abonuar në Netflix, si shërbim të vetëm, ka rënë në 44,9%, nga thuajse dy të tretat në tremujorin e katërt 2015. Netflix nuk ka humbur klientë, por këto shtëpi kanë shtuar shërbime të tjera SVoD. Kombinimi më i shpeshtë për shërbimin SVoD në Mbretërinë e Bashkuar është Netflix dhe Amazon, me thuajse 1 në 3 shtëpi që sot i ka të dyja shërbimet, në rritje me 9% të shtëpive që kanë shërbim SVoD krahasuar me tremujorin e katërt 2015. Ndër të tjera, 6% e totalit të shtëpive janë të abonuar te të tre shërbimet SVoD.

Artikulli i mëparshëmMessi dhuron 500 mijë euro në luftën kundër COVID-19, në Argjentinë
Artikulli i radhës6 aplikacione nga të cilat mund të mësojmë diçka të re