Publikohen të dhënat/ 2.82 milionë shqiptarë aplikuan për “leje dalje” në e-Albania

0

Të paktën 2.82 milionë leje për dalje janë marrë nga qytetarët në e-albania gjatë muajit prill kur lehtësitë ishin ende të vogla dhe qarkullimi ishte maksimalisht i kufizuar. Fillimisht leja për dalje ishte 60 minutshe dhe vetëm për këmbësorët. Më pas kjo lejë u bë 90 minuta.

Statistikat e portalit  të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset tregojnë për një numër rekord vizitash mbi 15.2 milionë të tilla në muajin e katërt të këtij viti. Po kështu duke qenë se sigurimi i dokumenteve dhe lejeve specifike mund të bëhej vetëm online të dhënat tregojnë se pati mbi 141 mijë përdorues të rinj të regjistruar në faqe.

Në ndarjen e përdorimit të aplikacionit nga kompjuteri apo telefoni mbizotëron e para teksa nga telefoni janë mbi 469 mijë përdorues. Shërbime elektronike janë marrë në masën 5.2 milionë herë.

Muaji prill edhe pse ka qenë një muaj karantine dhe me lëvizje të kufizuara duket se nuk ka lënë kaq inaktiv sektorin e ndërtimit. Të dhënat e portalit tregojnë se vetëm gjatë këtij muaji janë bërë 956 aplikime për leje ndërtimi.

Por cilat janë 10 shërbimet më të përdorura të muajit në portal.

Në vend të parë sikurse përmendëm më sipër ishte aplikimi për leje dalje me 2.82 milionë aplikime. Në vendin e dytë është vërtetimi për pagesën e kontributeve për individin. Situata e bizneseve ndryshoi drastikisht në mars dhe prill dhe një pjesë e punonjësve janë lënë duke punuar nga shtëpia kur ishte mundësia, të tjerë janë pezulluar e një grup tjetër edhe larguar përfundimisht nga listpagesat.

Duket se vërtetimet për pagesën e kontributeve lidhen pikërisht me këtë aspekt. Në vendin e tretë janë aplikimet për aktivitet ekonomik hapur. Në portalin e-albania janë afishuar në mënyrë graduale të gjithë aktivitetet që mund të kryheshin përgjatë prillit. Më pas vijnë aplikimet për certifikatë familjare dhe leje qarrkullimi për nevojat e subjekteve. I fundit në grupin e 10 shërbimeve më të përdorura është aplikimi për regjistrimin si punëkërkues i papunë.

Tek shërbimet më të përdorura të muajit të Ministrisë së Jashtme dominon aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti mbi 33 mijë të tilla dhe aplikimi për leje kalimi me 5 mijë të tilla. Më pas vijnë aplikimi për asistencë të përgjithshme kurse shërbimi i fundit në 10 më të përdorurit është aplikimi për shtetasit shqiptarë të humbur.

Artikulli i mëparshëmRisitë teknike të fiskalizimit, sistem i ri regjistrimi për bizneset dhe asetet
Artikulli i radhësShifrat/ Ja sa lekë arkëtojnë ekipet e Serisë A nga sponsorët e fanellës