Zbulimi tronditës/ “Shifra reale e të vdekurve në Britani është dy herë më e lartë”

0

Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar është rreth dyfishi i shifrave zyrtare që njoftohen çdo ditë, raporton BBC.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i bërë me dije nga qeveria, ishte mbi 28 mijë deri më 1 maj, por rishikimi i regjistrit të gjendjes civile deri në atë kohë, tregon se në rreth 36 mijë certifikata vdekjeje të lëshuara përmendej Covid-19 si shkak.

Mënyra e llogaritjes që preferohet nga ekspertët e statistikës, duke numëruar të gjitha vdekjet, e bën bilancin edhe më të lartë: më shumë se 50 mijë jetë të humbura që prej shpërthimit të pandemisë. Por, çdo llogaritje u jep përgjigje pyetjeve të ndryshme.

BBC, në artikull, shpjegon pse nuk duhet të merren për bazë shifrat e përditshme të qeverisë. Sipas medias britanike, në raportimin e Departamentit të Shëndetësisë përfshihen vetëm ata persona që humbasin jetën dhe që janë të konfirmuar me koronavirus.

Kjo është një metodë me mjaft mungesa pasi në të nuk përfshihen viktimat e pa testuara për Covid-19 dhe para disa javëve, Anglia nuk përfshinte në shifrat zyrtare personat që vdisnin nga virusi jashtë spitaleve. Kohëve të fundit, qeveria e Londrës ka përmirësuar mënyrën e llogaritjes dhe në ditën e fundit raportoi mbi 600 viktima.

Artikulli i mëparshëmBill Gates flet për pendimet më të mëdha të jetës së tij
Artikulli i radhësRast i rrallë/ Infektohen qëllimisht me Covid-19 për të dalë nga burgu