Zyrtare: Superliga e Portugalisë rikthehet më 4 qershor

0

Superliga e Portugalisë edhe zyrtarisht do të rikthehet më 4 qershor.

Liga portugeze ishte e suspenduar që nga 12 marsi shkaku i shpërthimit të coronaviursit.

Kryeministri Antonio Costa kishte konfirmuar se liga mund të rikthehet nga 30 maji dhe ndeshjet të zhvillohen mbrapa dyerve të mbyllura.

Por, Federata e Futbollit të Portugalisë ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen nga data 4 qershor dhe të përfundohen ndeshjet e mbetura.

Porto kryeson në Portugali me 60 pikë, një më shumë se Benfica, ku kanë mbetur edhe dhjetë xhiro për t’u zhvilluar. 

Artikulli i mëparshëmLazio fillon bisedimet me Rakiticin
Artikulli i radhësÇfarë ishte “Taksa e Karantinës”, që u aplikua në Shqipëri për 50 vite? Si taksoheshin udhëtarët dhe kur u shfuqizua