Akullore e shtëpisë me fruta dhe çokollatë

0

Sigurisht, e kemi fjalën për akulloren që mund të bëni në shtëpi! Mos t’iu duket mision i pamundur, nuk është aq e vështirë. Mjafton të keni dëshirë të kënaqni fëmijët dhe akullorja u bë!
— — —
PËRBËRËSIT:
fruta të ndryshme (ananas, kivi, banane)
200 g çokollatë e shkrirë
shkopinj akulloreje
zbukurime të ndryshme

PËRGATITJA:
Pasi t’i kemi ndarë frutat sipas dëshirës, u ngulim nga një shkop akulloreje dhe i vendosim në ngrirje. Tretim çokollatën në banjëmari, zhysim frutat e ngrira plotësisht dhe i vendosim mbi një letër furre që të mos ngjisin. Më pas, i zbukurojmë sipas dëshirës para se çokollata të ngrijë. I rivendosim në ngrirje deri çastin që do t’I konsumojmë.

Artikulli i mëparshëmBasha: Prishja Teatrit është një akt lufte i Edi Ramës. Do të marrë përgjigjen e merituar në Surrel!
Artikulli i radhësTakimi i Bashës në Durrës/ Policia procedon kreun e PD: “Shkeli rregullat kundër përhapjes së COVID-19”