Guaska me gjizë, djathë dhe domate, receta e darkave të verës

0

terer
Gjizë, djathë, domate… duket se është kombinimi klasik i darkave të verës, por sot këta përbërës vijnë në një pjatë paksa ndryshe nga se jemi mësuar t’i hamë ! Ndoshta kërkon më shumë kohë për t’u përgatitur por padyshim do të jetë një pjatë që do kërkoni ta bëni sërish. Nga Mirela Andoni/ fotografia Armand Habazaj


PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
20 makarona guaskë
4 domate
1 thelb hudhër
50 ml vaj ulliri
kripë
piper
1/2 lugë sheqer
10 degë borzilok
250 g gjizë pa kripë
100 g djathë Parmigiano
100 g djathë Chedar
pak lëkurë limoni
1/2 spec i kuq djegës, sipas
dëshirës


PËRGATITJA:
Makaronat i vëmë të ziejnë për 5 minuta në ujë me kripë dhe nisim me përgatitjen e salcës. Hedhim në grirësen elektrike domatet e qëruara, vajin e ullirit, borzilokun, thelbin e hudhrës, kripën, piperin dhe pak sheqer. I bluajmë derisa të bëhen pure dhe masën e përftuar e shtrojmë në tavë. Për mbushjen e makaronave guaskë, përziejmë gjizën pa kripë, djathin Parmigiano, djathin Chedar, lëkurën e limonit, borzilokun dhe sipas dëshirës, edhe pak spec djegës. I kullojmë guaskat dhe i përziejmë me pak vaj ulliri që të mos na ngjiten. I mbushim me radhë dhe i rreshtojmë në tavë. Më pas, i pjekim për 20 minuta në temperaturën 180° C.

Artikulli i mëparshëmThyen sërish karantinën/ Basha sonte shkon në Teatër?!
Artikulli i radhësMbrojtësi i jep lamtumirën Juventusit