Mund të duhen 4-5 vite përpara se pandemia Covid-19 të vihet nën kontroll. Kështu shprehet Soumya Swaminathan, kreu i shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në një konferencë digjitale të organizuar nga “Financial Times”, Swaminathan deklaroi: “Do të thoja që mund të vihet nën kontroll për 4-5 vite.
Faktorë thelbësorë janë zhvillimi apo jo i virusit, masat shtrënguese dhe zhvillimi i një vaksine. Vaksina për momentin duket mënyra më e mirë për të mposhtur virusin, por ka shumë detaje mbi efikasitetin dhe sigurinë e saj, pa përmendur prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë”.
Aktualisht, në botë janë prekur 4,3 milionë persona nga Covid-19, me rreth 300 000 viktima.