Nëse Serie A do të rifillojë më 13 qershor, plani është që të luhen çdo tre deri në katër ditë deri më 2 gusht, ndërsa Kupa e Italisë do të zhvillohet në korrik, kështu që gushti të lihet për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Sipas protokollit mjekësor sot është rënë dakord që stërvitjet të fillojnë në grup nga e hëna e 18 majit.
Lega Serie A konfirmoi se është gati të rifillojë ndeshjet nga fundjava e 13 qershorit.
Sipas Corriere dello Sport, orari është planifikuar që të zhvillohen dy raunde të Serie A në javë, që të gjëjë përfundimin brenda afatit të UEFA-s më 2 gusht.
Do të kishte vetëm dy boshllëqe, më 1 dhe 22 korrik, për të luajtur ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Juventus-Milan dhe Napoli-Inter, më pas finalja.
Nëse e gjithë kjo e planifikuar shkon mirë, klubet e mbetura italiane në Evropë – Juventus, Napoli, Atalanta, Inter dhe Roma – mund të luajnë ndeshjet e tyre të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës në gusht.