Sukseset e moderatores Luana Vjollca vazhdojnë të tejkalojnë kufirin e Shqipërisë!

0

Pasi rrëmbeu çmimin si “Best Albanian Act Artist” në “Golden Panther Music Awards 2020” në SHBA, moderatorja bukuroshe është shfaqur në kopertinën e revistës së njohur turke “Modda Turkey” të rubrikës së muajit maj, për të cilën ka dhënë një intervistë ekskluzive.

Sukseset e Luana Vjollcës nuk kanë fund, dhe vazhdojnë të tejkalojnë kufirin e Shqipërisë.

Luana ka rrëfyer disa të vërteta për të cilat nuk ka folur kurrë më parë, duke përmendur faktin se kur ishte e vogël donte të bëhej basketbolliste e njohur, por megjithatë nuk pendohet për shkak të karrierës që ka sot.

Autorja e “Take Me Out Albania” gjithashtu ka treguar një sekret të vogël se dita e saj është aq e zënë sa që nuk ha fare nga mëngjesi në darkë.

Artikulli i mëparshëmTakimi i Bashës në Durrës/ Policia procedon kreun e PD: “Shkeli rregullat kundër përhapjes së COVID-19”
Artikulli i radhësShokon me deklaratën e saj aktorja e “Harry Potter”: Doja që Boris Johnson të vdiste nga COVID-19