Testimi i antitrupave/ Mënyra e duhur për të identifikuar virusin

0

Zbulimi dhe diagnostikimi i COVID-19 ka bërë që shumë studiues në mbarë botën të mundohen të gjejnë mënyra alternative për ta trajtuar atë.

Testi Abbot, i fokusuar në studimin e antitrupave, është një nga metodat e cila ka filluar të përdoret gjerësisht në shumë vende të botës.

Ndryshe nga testet e përdorura për të diagnostikuar sëmundjet, testet e antitrupave tregojnë nëse personat janë infektuar apo edhe shëruar.

Testet studiojnë dy lloje antitrupash: immunoglobulina M dhe G. Fillimisht trupi prodhon antitrupa IgM për sulmin fillestar dhe IGG të cilët tregojnë shkallë të lartë imuniteti.

Por si realizohet testi?

Sasia e nevojshme e gjakut për të zhvilluar testin e antitrupave merret përmes një gjilpëre të vogël.

Shishëza e mbushur me gjak, futet në një centrifugë dhe rrotullohet për rreth 10 deri në 15 minuta, deri sa arrihet që qelizat e gjakut që dalin në sipërfaqe dhe trombocitet nën të.

Pasi serumi dhe trombocitet ndahen plotësisht, analiza është e gatshme të dërgohet në laborator për provën përfundimtare.

Testi Abbott nisi të aplikohet muajin e kaluar dhe tashmë ka dërguar më shumë se 10 milion teste antitrupash në spitale dhe laboratorë dhe janë teste të cilat sipas ekspertëve kanë një saktësi tejet të lartë.

Megjithatë, prodhuesit e këtyre testeve duhet të vazhdojnë të paraqesin të dhëna të saktësisë në agjencinë rregullatore përpara se të jepet miratimi përfundimtar.

Artikulli i mëparshëmOBSH: Covid-19 mund të mos të zhduket kurrë
Artikulli i radhësRreziku për shembjen/ Basha pret sot në takim Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit