Protokolli për rifillimin e stërvitjeve kolektive vazhdon të prodhojë debat duke nisur nga dyshimet e ngritura mes klubeve të Serie A.
Sipas asaj që filtron nga ambjenti zikaltër, Inter nuk është i bindur se mund të ndjekë në letër rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik Shkencor e të aprovuara nga Figc.
Sipas shoqërisë janë shumë probleme në stërvitjet kolektive e shumë vështirësi logjistike për sa i përket grumbullimit të prekampionatit.
Dokumenti konsiderohet i pa aplikueshëm e, nëse nuk do të rishihet, zikaltrit mund edhe të vendosin të mos nisin grumbullimin. Këtë pozicionim e ndajnë edhe klube të tjera të A.
Nga e hëna e 18 majit skuadrat mund të kthehen të stërviten në grupe në qendrat e tyre sportive, por duhet ta bëjnë duke ndjekur një linjë rigoroze sigurie, të hartuar nga ekspertët e Qeverisë e të aprovuar nga Federata.
Vetëm pas dy javësh grumbullim të blinduar mund të ketë leje për ndeshjet, natyrisht me dyer të mbyllura. Lega Serie A ka gjetur 13 qershorin si data për rirfillimin e kampionatit.
Dyshime edhe për aplikueshmërinë e protokollit, që u shfaqën që ditët e kaluara: si nga ana e mjekëve socialë, ashtu edhe nga Shoqata Italianë e Futbollistëe.