Në Kinë tashmë ka kaluar një muaj pa asnjë vdekje nga koronavirus.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të premten ka njoftuar për vetëm katër raste të reja me infeksion, të gjitha në provincën verilindore të Jilinit.
Hera e fundit që komisioni kishte raportuar një vdekje ishte më 14 prill.
Vetëm 91 persona në Kinë janë duke u trajtuar për COVID-19 dhe 623 të tjerë janë të izoluar e duke u monitoruar.
Në total, në Kinë janë regjistruar 4 633 të vdekur e 82 933 të infektuar qëkur nisi regjistrimi i rasteve në fund të vitit të shkuar në Wuhan që konsiderohet burim i virusit.
Kina ka mbajtur masën e distancimit social dhe nuk ka lejuar të huajt të hyjnë në vend, por ka nisur ta hapë ekonominë duke ua mundësuar punën fabrikave të mëdha dhe bizneseve të vogla.