Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin e FSHF për të drejtat TV dhe çmimet e biletave!

0
Fshf Seli

Ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit është e përqëndruar për të rifilluar me çdo kusht kampionatin, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim ndaj qeverisë së futbollit.

Gjithçka është e lidhur me ndeshjet e Kombëtares,të drejtat tv për të por edhe çmimet e biletave. “Për konstatimin e abuzimit me pozitën dominuese të Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon dhe dhënien e kushteve dhe detyrimeve”, është objekti i hetimit të Autoritetit të Konkurrencës, që më pas sqaron:

“Detyrimin e FSHF-së në të ardhmen për lidhjen e çdo kontrate që vendos të drejta ekskluzive ose të drejta të veçanta në territorin e Republikës së Shqipërisë, për ndërmarrje ose produkte të caktuara, të realizojë procedura prokurimi transparente, jo diskriminuese duke mos vendosur kritere kufizuese dhe përjashtuese në tregun përkatës. Këto kontrata të sillen për vlerësim paraprak pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Autoriteti

“Detyrimin e FSHF të hartojë një metodologji për përcaktimin e çmimeve të biletave, me qëllim orientimin drejt kostos të shërbimit dhe çmimit të biletave. Sjelljen për vlerësim paraprak të metodologjisë pranë Autoritetit të Konkurrencës. Në rast të mos përmbushjes së kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara në dispozitivin e këtij vendimi, FSHF ndëshkohet me gjobë deri në 5 % të xhiros mesatare ditore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 76, pika 1, germa (a) të ligjit nr. 9121/2003”, lexohet mes të tjerave në dokument.

Artikulli i mëparshëmIsh-drejtuesi i “Bankers Petroleum”, Leonidha Cobo paditet në gjykatë, ja për çfarë akuzohet
Artikulli i radhësShpërthen rrjeti/ Memet qesharake me ata që firmosën pro prishjes së teatrit