Basha: Vendi në krizën më të thellë ekonomike të 30 viteve të fundit

0

Kryeopozitari Lulzim Basha tha se kjo situatë që po kalon vendi për shkak të pandemisë së COVID-19, është kriza më e thellë e këtyre 30 viteve.

Në një intervistë për ‘Kjo Javë’ në News24 Basha tha se ekonomia shqiptare është para një humnere.

“Në mbështetje totale. Kjo është aferë. Është përpjekje që të hiqet vëmendje ndaj qeverisë, ndaj një kryeministri të falimentuar. 

Sot mjerimi ka arritur në përmasa që si kemi pasur as para 2 muajsh. Sot fermerët duhet të kishin përkrahje. 
Ata janë goditur nga kufizimet për shkak të pandemisë. Ata po falimentojnë. janë para një humnere ekonomike, ndërsa bëhet fjalë për 500 mijë raste të tilla. Ne kemi një kloun, një palaço, që e ka mendjen të vjedh dhe të rrejë. Këto janë preokupime tonat.

Të tjerat janë manovra të një bande. S’ka rëndësi ca i them unë. Ne si opozitë kemi bërë propozime. Ndaj jam i revoltuar. Pasi do kishim frenuar një pjesë të dëmeve sot, nëse do merreshin ato propozimet tona. Ky është shqetësimi im.

Fakti qëndron që në këtë gjendje ekonomike, sociale, jemi sot si rezultat i vendimeve të gabuara të kësaj qeverie. I ka bërë se nuk di më mirë apo se ka marrë vendime kundër shqiptarëve?! Fakti qëndron që Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomikë të 30 viteve. Këtu duhet të bien kambanat.”, tha Basha.

Artikulli i mëparshëmFrymëzuar nga NASA, koncepti i pajisjes që të mbron plotësisht nga Covid-19
Artikulli i radhësNervozizmi Kryeministror dhe Idiotizmi Shtetëror