Një berber 77-vjeçar në Miçigan nuk i bindet urdhrit për të mbyllur dyqanin e tij, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Autoritetet i hoqën atij licencën, por sërish berberi i pabindur nuk dorëzohet dhe shprehet se vetëm Jezusi mund t’ia heq atij licencën. Karl Manke është shprehur se ai do të vijojë punën dhe se klientët e tij do të jenë të sigurt.
Disa nga klientët e tij e kanë vlerësuar si hero 77-vjeçarin, shkruan Daily Mail.
“Qeveria nuk është nëna ime dhe kurrë nuk ka qenë. Unë kam në këtë biznes para se ata të lindnin”, është shprehur 77-vjeçari.