Dennis Rodman do të mbahet mend si lojtari më i përfolur në historinë e basketbollit.
Ekzistojnë një numër i pafundmë tregimesh për lojtarit që u shoqërua me Michael Jordanin dhe luajti për Chicago Bullsat.
Nofka “Krimbi” dhe problemet jashtë fushës
Nofka e tij ishte ‘Krimbi’, ndërsa njihej përveç afësive në fushë, edhe ato jashtë fushës, që shpesh i kishte jashtë kontrollit.
Gazetari Craig Saiger tregon se si e kishte gjetur njëhrë në një klub nate me pistoletë në dorë.
“Ndodhi në ‘The Landin Strip’, ku ai kishte një armë dhe ai do të [qëllonte]. Unë i thashë se sa budalla ishte dhe më pas u tërhoq”, kishte treguar Craig Saiger.
Marrëdhënia me Maddonan
Ai u bë famshëm kur kaloi nga Detroit Pistons te San Antonio Spurs, por edhe më i famshëm kur u lidh me kungëtaren e famshme Madonna.
“Madonna më tha nëse e lija shtatzënë, ajo do të më jepte 20 milionë dollarë”.
“Unë po luaja në Las Vegas kur ajo thirri të thoshte se po ovulonte, kështu që unë thashë: “Do të jem atje brenda pesë orësh””, kujtoi Rodman.
Kërkim falja ndaj Scottie Pippenit para se të bashkohej me Bulls
Sa ishte pjesë e Spurs, ai kishte probleme në një ndeshje me Pippen. Para se të bashkohej ai i kërkoi falje.
“Unë shkova në shtëpinë e Jerry Krause (menaxher i Bulls), isha bashkë me Michael [Jordan], Scottie dhe Phil Jackson. Ishte një situatë e çuditshme. Ishim duke ngrënë dhe pirë, por unë nuk po flisja me askënd dhe Phil mu afrua mua për të kërkuar që t’i kërkoja falje Scottiet”, tregon Rodman.
“Në parket e plotësonim njëri-tjetrin, por jashtë saj nuk flisja asnjë fjalë me Jordanib ose Pippen”.
Miqësia me Kim Jong-un
Ai kishte një miqësi të famshme me presidentin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.
Ai e kishte vizuar për ditëlindje udhëheqësin e Koresë së Veriut, pasi ai ishte një tifoz i madh i basketbollit.
Vitet e fundit, ai madje ofroi të ndërmjetësojë midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara pasi Donald Trump u bë president.
“Unë mund të ndihmoj në përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve”, kishte thënë Rodman.